Etnia izedi në Srebrenicë, kërkon të njihet gjenocidi kundër tyre
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55238-etnia_izedi_në_srebrenicë_kërkon_të_njihet_gjenocidi_kundër_tyre
4 pjesëtarë të fisit izedi të Irakut, të cilët morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të vrasjes së 8 mijë boshnjakëve në vitin 1995 në Srebrenicë, u janë bashkuar myslimanëve boshnjakë dhe kanë kërkuar që të njihet gjenocidi i kryer ndaj kësaj etnie nga ana e grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 12, 2017 07:47 Europe/Tirane
  • Etnia izedi në Srebrenicë, kërkon të njihet gjenocidi kundër tyre

4 pjesëtarë të fisit izedi të Irakut, të cilët morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të vrasjes së 8 mijë boshnjakëve në vitin 1995 në Srebrenicë, u janë bashkuar myslimanëve boshnjakë dhe kanë kërkuar që të njihet gjenocidi i kryer ndaj kësaj etnie nga ana e grupit terrorist ISIS.

Vrasja e myslimanëve nga ushtria serbe në Srebrenicë është njohur si gjenocid nga dy gjykata ndërkombëtare. Vrasja e pjesëtarëve të fisit izedi nga ana e ISIS në qytetin Sanxhar ku shumë prej tyre u varrosën për së gjalli nga ISIS, është njohur si gjenocid nga një komision i OKB mirëpo aktivistë të shumtë po mundohen që edhe gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, ta njohë zyrtarisht gjenocidin e kryer kundër fisit Izedi nga terroristët e ISIS.