Pastrohen elementët e fundit të ISIS në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55266-pastrohen_elementët_e_fundit_të_isis_në_mosul
Forcat qeveritare irakiane po luftojnë për të eliminuar pozicionet e fundit të terroristëve të ISIS në qytetin e vjetër të Mosulit, pas dy ditësh pasi kryeministri iranian Heidar Ebadi formalisht shpalli fitoren kundër ekstremistëve në ish-kështjellën e tyre dhe qytetin e dytë më të madh të Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 12, 2017 17:19 Europe/Tirane
  • Pastrohen elementët e fundit të ISIS në Mosul

Forcat qeveritare irakiane po luftojnë për të eliminuar pozicionet e fundit të terroristëve të ISIS në qytetin e vjetër të Mosulit, pas dy ditësh pasi kryeministri iranian Heidar Ebadi formalisht shpalli fitoren kundër ekstremistëve në ish-kështjellën e tyre dhe qytetin e dytë më të madh të Irakut.

Tre banorë që jetojnë vetëm përgjatë lumit Tigër nga zona e shkatërruar thonë për Reuters të mërkurën se shkëmbime të rënda të armëve të zjarrit midis ushtarëve të ushtrisë irakiane dhe militantëve të ISIS filluan para mesnatës dhe u zgjeruan në orët e mëngjesit. Ushtria me helikopterë fluturoi mbi qytetin e vjetër dhe kolonat e tymit u ngritën në ajër. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse tymi erdhi nga shpërthime të kontrolluara ose nga bomba të vendosura nga ISIS. "Ne ende jetojmë në një atmosferë lufte pavarësisht shpalljes së fitores dy ditë më parë", tha 45-vjeçari Fahd Ghanim. Një zyrtar ushtarak irakian i paemëruar ia atribuoi aktivitetin "operacioneve të pastrimit". Kryeministri i Irakut z. Heidar Ebadi ka njoftuar fitoren përfundimtare kundër grupit terrorist ISIS në Mosul pas tetë muajve të luftës kundër ekstremistëve. "Kryekomandanti i Forcave të Armatosura të Irakut z. Heidar Ebadi, arriti në qytetin e çliruar Mosul, ku uroi luftëtarët heroikë dhe popullin irakian për fitoren e madhe", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij. Sipas burimeve mediatike irakiane, autoritetet qeveritare po planifikojnë një ekzaminim në të gjithë vendin pas shpalljes formale të fitores në Mosul. Rrëmbimi i Mosulit, i vendosur rreth 400 kilometra në veri të kryeqytetit irakian Bagdad, shënon fundin efektiv të ISIS në vendin arab. Bashkimi Evropian ka uruar qeverinë e Irakut për çlirimin e qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva, në veri të Irakut nga pushtimi i grupit terrorist ISIS. Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane dhe Christos Stylianides, komisari për çështje humanitare i BE, në një deklaratë të përbashkët, çlirimin e plotë të qytetit Mosul e kanë quajtur "fazë përcaktuese" në rrugën e luftës kundër terrorizmit. Mogherini dhe Stylianides në këtë deklaratë kanë kërkuar nga qytetarët e Irakut që të fillojnë sa më shpejtë rindërtimin e vendit të tyre. Maikëll Falon, ministri i mbrojtjes së Anglisë, gjithashtu, të dielën në një mesazh, ka uruar Hejdar Ebadi, kryeministrin e Irakut për çlirimin e plotë të qytetit Mosul.