Bisedime direkte midis palëve ndërluftuese në Siri?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55362-bisedime_direkte_midis_palëve_ndërluftuese_në_siri
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë ka ngritur mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Damaskut dhe negociatorëve të opozitës përpara raundit tjetër të bisedimeve të paqes në qytetin zviceran të Gjenevës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 13, 2017 20:57 Europe/Tirane
  • Bisedime direkte midis palëve ndërluftuese në Siri?

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë ka ngritur mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Damaskut dhe negociatorëve të opozitës përpara raundit tjetër të bisedimeve të paqes në qytetin zviceran të Gjenevës.

Stefan de Mistura deklaroi të enjten se gjatë raundit të shtatë të bisedimeve të Gjenevës, që fillon të hënën dhe do të përfundojë të shtunën, mund të ndodh  mundësia e bisedimeve direkte midis qeverisë siriane dhe opozitarëve. I pyetur nëse një takim i tillë mund të ndodh para raundit të 8-të të diskutimeve të Gjenevës të planifikuar për në fund të gushtit, de Mistura u përgjigj: "Ndoshta edhe më herët".