OKB ndihmon me medikamente popullin e Jemenit
Dy avionë të UNICEF dhe të organizatës Mjekët Pa Kufi kanë hyrë në aeroportin e Sanas, kryeqytetit të Jemenit.
Agjencia e lajmeve Saba e Jemenit njoftoi se avioni i OKB me 71 ton medikamente për tu përballur me sëmundjen epidemike kolera dhe avioni i Mjekëve Pa Kufi me 7 ton ndihma mjekësore dhe medikamente speciale për tu përballur me sëmundjen e kolerës, të enjten kanë zbritur në aeroportin e Sanas, kryeqytetin e Jemenit. Kjo është në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë përsëri ka paralajmëruar rreth përhapjes së Kolerës dhe ka deklaruar: "Kriza e sëmundjes epidemike kolera në Jemen, është kriza më e madhe në botë dhe deri më tani si pasojë e kësaj sëmundjeje kanë vdekur 1742 persona dhe janë infektuar me këtë sëmundje 320 mijë persona të tjerë". Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se mungesa e paqes në Jemen, ka vështirësuar ofrimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët e këtij vendi. Instituti Oxfam i Anglisë së fundi ka deklaruar se gati për çdo orë, për shkak të infektimit më sëmundjen e kolerës në Jemen vdes një person .