Ushtria e Sirisë forcon pozicionet në jugperëndim të Rakasë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55374-ushtria_e_sirisë_forcon_pozicionet_në_jugperëndim_të_rakasë
Ushtria e Sirisë dhe aleatet e saj pas luftimeve të fundit me grupin terrorist ISIS në provincën Raka në veri të Sirisë, ka avancuar drejt qendrës së kësaj province.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 14, 2017 04:18 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë forcon pozicionet në jugperëndim të Rakasë

Ushtria e Sirisë dhe aleatet e saj pas luftimeve të fundit me grupin terrorist ISIS në provincën Raka në veri të Sirisë, ka avancuar drejt qendrës së kësaj province.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ushtria e Sirisë në Raka ka çliruar mbi 15 fshatra dhe disa puse të naftës në një sipërfaqe rreth 40 km2 dhe ka arritur në afërsinë 30 km afër qytetit Raka. Forcat e ushtrisë së Sirisë me dëbimin e terroristëve të ISIS nga zonat naftore të këtij rajoni, po vazhdojnë operacionet kundër terroristëve të ISIS në rajonet e tjera të kësaj province. Nga ana tjetër gjatë operacioneve ajrore të forcave të ushtrisë së Sirisë në pjesën lindore të provincës Hamah në perëndim të Sirisë, është shkatërruar një depo armatimesh dhe municionesh të grupit terrorist ISIS dhe janë vrarë mbi 20 terroristë dhe janë shkatërruar pajisjet e tyre luftarake. Helikopterët e ushtrisë së Sirisë në pjesët perëndimore të provincës Alepo kanë shpërndarë lajmërime në të cilat është kërkuar nga grupet e armatosura që të dorëzojnë armët dhe të përfitojnë nga amnistia e qeverisë së Sirisë dhe të kthehen në jetën normale. Ushtria e Sirisë në këto lajmërime ka theksuar se nuk ka mbetur shumë deri në përfundimin e luftës dhe disfata e terroristëve është e sigurt.