Martirizohen 3 palestinezë pranë xhamisë Al Aksa
Nga përleshjet mes palestinezëve dhe forcave të regjimit sionist në afërsi të xhamisë Al Aksa, janë martirizuar 3 palestinezë.
Përleshjet janë zhvilluar në afërsi të portës Asbat të xhamisë Al Aksa në qytetin Kods në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Mediat sioniste njoftuan vrasjen e 3 ushtarakëve sionistë dhe plagosjen e 1 tjetri në këto përleshje. Përveç kësaj pas një konflikti brenda sallonit kryesor të xhamisë Al Aksa, portat e kësaj xhamie janë mbyllur për palestinezët. Burimet palestineze kanë njoftuar për arrestimin e 1 femre dhe 3 vajzave nga forcat sioniste në xhaminë Al Aksa. Kodsi dhe xhamia Al Aksa prej tetorit 2015 kanë përjetuar disa herë skena të sulmeve të kolonëve dhe forcave sioniste. Që nga nisja e intifadës së Kodsit e deri tani mbi 330 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 2400 të tjerë janë plagosur.