Ushtria jemenase sulmon një bazë të mercenarëve sauditë
Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit, kanë sulmuar me topa dhe predha një bazë të mercenarëve sauditë në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit.
Sipas agjencisë Al Alam, në këtë sulm janë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë dhe u janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Nga ana tjetër avionët luftarakë të koalicionit saudite kanë sulmuar rajonin Ham të qytetit Matun në provincën Xhuf. Arabia Saudite e ndjekur nga disa vende të tjera arabe dhe me dritën jeshile të Amerikës, prej marsit të vitit 2015 ka nisur sulmin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të Abdarabuh Mansur Hadit në postin e presidentit të Jemenit. Sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit kanë shkaktuar mbi 11 mijë persona të vdekur dhe mbi 3 milion të tjerë të evakuuar.