Kërkesa e Ligës Arabe për zgjidhjen politike të krizës në Jemen
Korrik 14, 2017 19:05 Europe/Tirane
		Sekretari i përgjithshëm i LA ka thënë se kriza në Jemen duhet të zgjidhet nëpërmjet rrugëve politike.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Mahmud Afifi, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të LA ka njoftuar se Ahmed Al Algit, sekretar i përgjithshëm i LA, beson se stabiliteti në Jemen mund të rikthehet vetëm nëpërmjet rrugëve politike në bazë të konventës 2216 të KS të OKB dhe negociatave kombëtare në këtë vend. Afifi ka thënë se janë shqetësuese raportimet e OKB dhe OBSH në lidhje me krizën në Jemen dhe sipas tij, nevojitet një ndërhyrje urgjente për të shpëtuar popullin jemenas nga shpërndarja e sëmundjeve të ndryshme ngjitëse që po shkaktojnë vdekjen e shumë njerëzve.
Tags
						
															
					
				 
							 
						 
						