Turqia shkarkon mbi 7300 punonjës shtetërorë
Korrik 15, 2017 06:26 Europe/Tirane
Autoritetet turke kanë pushuar nga puna rreth 7300 policë, ushtarë dhe nëpunës të administratës civile, një ditë para përvjetorit të grusht-shtetit të dështuar.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se dekreti mbi largimin e këtyre punonjësve shtetërorë nga vendet e punës, është pjesë e masave të ndërmarra nga pushteti turk, pas dështimit të grusht-shtetit, ku më shumë se 50-mijë persona janë burgosur dhe dhjetëra-mijëra të tjerë janë larguar nga puna. Turqia për grusht-shtet e akuzon organizatën FETO të teologut dhe njërit nga personat më të pasur në botë, Fetullah Gulen, i cili jeton në SHBA.