Plaçkitet anije me karburante të Jemenit dhe ndryshon rrugën drejt EBA
Burimet jemenase kanë deklaruar se forcat agresive të Arabisë Saudite kanë plaçkitur një anije që dërgonte karburante për centralin e provincës Hudejda në perëndim të Jemenit.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat agresive të Arabisë Saudite pasi kanë ndalur anijen që transportonte karburante në Jemen, e kanë drejtuar atë drejt portit Al-Faxhira të Emirateve të Bashkuara Arabe. Më parë Saleh Al-Samad, kryetari i Këshillit Politik të Jemenit, duke folur rreth përpjekjes së forcave agresioniste të Amerikës, Anglisë, Arabisë Saudite dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe për të pushtuar Jemenin dhe nënshtruar popullin e tij, deklaroi: "Bota duhet ta dëgjojë zërin e popullit të Jemenit i cili beson se këto katër vende, janë agresive". Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar.