Vriten disa mercenarë sauditë në Jemen
Korrik 18, 2017 16:27 Europe/Tirane
Në një sulm raketor te forcave jemenase kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në rajonin Saleh në provincën Tai, janë vrarë 8 mercenarë sauditë.
Agjencia jemenase e lajmeve Saba, duke cituar një burim ushtarak jemenas, bëri të ditur se ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar me raketa Katjusha vendstrehimin e mercenarëve sauditë në rajonin Saleh në provincën Taiz duke vrarë 8 prej tyre. Ky burim shton se forcat jemenase kanë kryer një sulm raketor kundër bazës së mercenarëve sauditë edhe në rajonin Nehm në veri të provincës Sana duke u shkaktuar dëme të shumta forcave agresore saudite.
Tags