Dënimi me vdekje, arma politike në shërbim të sektarizmit saudit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55654-dënimi_me_vdekje_arma_politike_në_shërbim_të_sektarizmit_saudit
Organizata Amnesty International, deklaron se Arabia Saudite, dënimin me vdekje e përdor si armë politike për të shtypur kundërshtarët e saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 19, 2017 03:05 Europe/Tirane
  • Dënimi me vdekje, arma politike në shërbim të sektarizmit saudit

Organizata Amnesty International, deklaron se Arabia Saudite, dënimin me vdekje e përdor si armë politike për të shtypur kundërshtarët e saj.

Lane Malef, drejtoreshë e kërkimeve në zyrën rajonale të Amnesty International në Bejrut, reagoi ndaj ekzekutimit të katër qytetarëve shiitë më 11 korrik në krahinën e Al-Sharqiyah të Arabisë Saudite. Ajo i përshkroi brutale këto ekzekutime dhe tha: "të tilla ekzekutime janë kryer në vazhdën e torturave dhe dhunimeve që u bëhen shiitëve. të paktën 35 shiitë janë dënuar me vdekje në Arabinë Saudite, të gjithë të akuzuar për aktivitete kundër sigurisë kombëtare. Ministria e Brendshme Saudite ka pretenduar se ka Yousef Ali Mashayesh, Zahir Abdul Rahim al-Basiri, Amjad Naji al-Amighabd dhe Mehdi Mohammad Hasan al-Sahegh, janë ekzekutuar nën akuzën për operacione terroriste në lindje të Arabisë Saudite. Ekzekutimi i këtyre katër shtetasve të Arabisë Saudite, është bërë së bashku me politikën e spastrimit të pjesëve lindore të vendit nga çdo opozitë. Forcat ushtarake saudite duke marrë si model politikën raciste sioniste, bastisin shtëpitë e shiitëve në Arabinë lindore dhe i evakuojnë ata duke përdorur pajisje ushtarake. Banorët e pjesës lindore të Arabisë Saudite përballen me shtypjen brutale, ndërsa heshtja kuptimplotë e mbrojtësve të të drejtave të njeriut ka shtuar akoma më shumë dimensionet e politikës së spastrimit etnik të regjimit saudit.v Përveç të shtënave me armë zjarri dhe shkatërrimit të shtëpive të banimit në zonat e al-Aëamiyah dhe Qatif, ekzekutimi me vdekje konsiderohet si një armë që u shërben interesave të Arabisë Saudite, duke iu kundërvënë opozitës me akuzën e përkrahjes së terrorizmit dhe me akuzën e kryengritjes. Ekzekutimi i kundërshtarëve bëhet në mënyrën më të keqe të mundshme, duke përfshirë ekzekutimin me shpatë dhe kjo ka bërë që historiku i të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite të jetë i zezë. Sheikh Nemer Baqer al-Nemer, një klerik me ndikim në rajonet lindore të Arabisë Saudite, në janar 2016, u ekzekutua me shpatë. Ky është një shembull i qartë i qasjes sektariste të regjimit Al-Saudit në trajtimin e shiitëve. Në këtë drejtim, ekspertja e Amnesty International Lyn Malef theksoi: Në Arabinë Saudite, dënimi me vdekje përdoret në një mënyrë që shkel në një shkallë të gjerë ligjin dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Shumica e këtyre shkeljeve të të drejtave të njeriut janë kryer me gjykim të padrejtë dhe nganjëherë me motive politike. Në rrethana të tilla, mbështetja politike e Perëndimit, e në veçanti e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, për Arabinë Saudite është si një dritë jeshile në trajtimin e opozitës me çfarëdo metode dhe mënyre të mundshme dhe çnjerëzore. Çështja e të drejtave të njeriut është lënë në harresë gjatë përcaktimit të marrëdhënieve SHBA-Britani me Arabinë Saudite dhe ajo që është më e rëndësishme, është se marrja e dollarëve sauditë bëhet në kurriz të abuzimeve të të drejtave të njeriut. Shitja e të gjitha llojeve të armëve vdekjeprurëse tek regjimi saudit, pa marrë parasysh nivelin e mbështetjes së këtij regjimi ndaj terrorizmit, masakrën ndaj popullit jemenas dhe spastrimin etnik në Arabinë lindore, është kthyer në një rrjedhë të rrezikshme, ku Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë gjithashtu partnerë të regjimin Saudit. Në këtë kudër dy ditë më parë, Afarin Razavi, një aktivist saudit, i tha kanalit Press TV se kryeministrja britanike Teresa May i dha regjimit Al Saudit një dritë jeshile për të kryer tortura dhe ekzekutime kundër popullit të vet në Arabinë Lindore, veprim ky krejtësisht kriminal.