Arrestohet princi saudit që abuzonte me qytetarët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55752-arrestohet_princi_saudit_që_abuzonte_me_qytetarët
Autoritetet saudite urdhëruan arrestimin e një princi saudit pasi doli një video virale, ku princi shihet duke sulmuar katër qytetarë sauditë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2017 13:52 Europe/Tirane
  • Arrestohet princi saudit që abuzonte me qytetarët

Autoritetet saudite urdhëruan arrestimin e një princi saudit pasi doli një video virale, ku princi shihet duke sulmuar katër qytetarë sauditë.

Videoja e princit saudit u shpërnda gjerësisht në faqet e rrjeteve sociale, ku shiheshin viktimat duke u rrahur dhe abuzuar nga Princi Saud bin Abdulaziz bin Musaed bin Saud. Ndër viktimat ishin edhe dy femra. Mbetet e paqartë se kur ndodhën incidentet saktesishtpor ato u postuan në internet të mërkurën. “Mbreti saudit Salman bin Abdul Aziz al-Saud ka lëshuar urdhër arresti të menjëhershëm për princin Saud bin Abdulaziz bin Musaed bin Saud bin Abdulaziz Al Saud dhe burgosjen e të gjithë atyre që morën pjesë në këtë sjellje abuzive ndaj qytetarëve. Urdhri mbretëror tha se “dëshmitë e viktimave si dhe të shkelësit do të dëgjohen dhe regjistrohen si pjesë e qëllimeve gjyqësore”. Mbreti saudit tha: “Ata që kryejnë krime të tilla kundër shtetasve do të arrestohen dhe gjykohen nën ligjin e Sheriatit”.