Forcat irakiane çlirojnë një fshat në jug të Mosulit
(last modified Thu, 20 Jul 2017 16:31:43 GMT )
Korrik 20, 2017 18:31 Europe/Tirane
  • Forcat irakiane çlirojnë një fshat në jug të Mosulit

Forcat irakiane kanë arritur të rimarrin një fshat, që ndodhet në jug të qytetit të çliruar kohët e fundit të Mosulit, në përpjekjet e tyre të fundit për të shpëtuar të gjithë vendin nga terroristët e ISIS.

Koloneli i policisë irakiane Kerim Abud njoftoi të enjten për rimarrjen e plotë të fshatit Imam Gharbi nga forcat qeveritare. Trupat e dy gazetarëve irakianë, të cilët u ekzekutuan nga militantët, u zbuluan gjithashtu gjatë operacionit, tha ai duke vënë në dukje se trupat irakiane tani po kërkojnë elementët e mbetur të grupit takfiristë ISIS në Imam Gharbin. Të dëbuar nga Mosuli, terroristët e ISIS tani po përdorin taktika të ndryshme për të bllokuar avancimet e ushtarëve irakianë. Forcat irakiane çliruan Imam Gharbi disa muaj më parë, por në fillim të këtij muaji, dhjetëra militantë të armatosur të ISIS me mitralona dhe mortaja kaluan lumin Tigër dhe sulmuan fshatin.