Dështon një sulm i ISIS në perëndim të Mosulit
(last modified Thu, 20 Jul 2017 18:03:28 GMT )
Korrik 20, 2017 20:03 Europe/Tirane
  • Dështon një sulm i ISIS në perëndim të Mosulit

Forcat vullnetare irakiane kanë neutralizuar përpjekjet e ISIS për të shtrirë ndikimin në Tel Al Zelat, në perëndim të Mosulit.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, sektori për informim i forcave vullnetare irakiane sot ka njoftuar se forcat vullnetare irakiane në këto operacione kanë neutralizuar 4 shpërthime të cilat kishin si qëllim sulmet kundër forcave ushtarake në perëndim ët Mosulit. Nga ana tjetër, shtabi propagandues i luftës në Irak ka njoftuar se në sulmet e avionëve F 16 të Irakut, janë shkatërruar disa depo armatimi të ISIS dhe me këtë rast në qytetin Telafar është shkaktuar një zjarr i madh.