Vriten dhjetëra terroristë të ISIS duke ikur nga Mosuli
Korrik 21, 2017 20:14 Europe/Tirane
Organizata për luftë kundër terrorizmit në Irak ka bërë të ditur për vrasjen e dhjetëra terroristëve të ISIS që ishin duke ikur nga Mosuli.
Riad Xhoudet, pjesëtar i kësaj organizate, të premten në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka thënë: Në operacionet më të fundit të kësaj organizate, 50 terroristë të cilët ishin maskuar me rroba civile me qëllim që të ikin nga Mosuli, janë vrarë dhe disa të tjerë janë arrestuar. Xhoudet ka thënë se, edhe përkundër spastrimit të plotë të qytetit Mosul që është qendër e provincës Ninva, akoma ekzistojnë disa pjesë ku janë pozicionuar disa pjesëtarë të ISIS dhe operacioni i njësive speciale të Irakut vazhdon edhe më tej.
Tags