Protesta të gjera të palestinezëve në mbështetje ndaj xhamisë Aksa
Palestinezët të shtunën në mbrëmje kanë protestuar kundër sulmeve të forcave të regjimit sionist ndaj xhamisë Aksa dhe kanë dënuar instalimin e portave elektronike në portën Al-Asbat në pjesën e vjetër të qytetit Kods.
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestuesit palestinezë dhe kanë shtypur me forcë protestat e tyre. Me mijëra palestinezë ditën e premte kanë protestuar në rajone të ndryshme të Palestinës si në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kodsin e pushtuar dhe kanë dënuar agresionin e vazhdueshëm ushtarak të regjimi sionist kundër xhamisë Aksa. Vlen të theksohet se gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist dhe kolonëve sionistë kundër protestuesve palestinezë, janë martirizuar të paktën 4 palestinezë dhe janë plagosur mbi 400 të tjerë. Forcat ushtarake të regjimit sionist të premten më 14 korrik deri në ditën e diele të javës së kaluar, me urdhër të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, kanë mbyllur portat e xhamisë Aksa për besimtarët myslimanë palestinezë, ndërsa pas hapjes së tyre, kanë instaluar porta elektronike. Ky veprim i regjimit sionist ka ngjallur reagime të ashpra dhe protesta të gjera në Palestinë dhe në shumë vende të tjera myslimane.