Konsultat e Rexhep Taip Erdogan në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55956-konsultat_e_rexhep_taip_erdogan_në_arabinë_saudite
Presidenti i Turqisë të dielën ka filluar vizitën e tij rajonale në  disa vende të Gjirit Persik, ku fillimisht ka mbërritur në Arabinë Saudite, duke u takuar me mbretin saudit Selman Abdulaziz.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 23, 2017 19:51 Europe/Tirane
  • Konsultat e Rexhep Taip Erdogan në Arabinë Saudite

Presidenti i Turqisë të dielën ka filluar vizitën e tij rajonale në  disa vende të Gjirit Persik, ku fillimisht ka mbërritur në Arabinë Saudite, duke u takuar me mbretin saudit Selman Abdulaziz.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë, pas takimeve me zyrtarët sauditë do të udhëtojë për në Kuvajt dhe më pas në Katar. Në këtë vizitë presidentin turk e shoqërojnë ministri i jashtëm i Turqisë z. Mevult Chaushogllu dhe disa zyrtarë tjerë të lartë të Turqisë. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe vendosën sanksione mbi Katarin muajin e kaluar duke e akuzuar atë si financues të terrorizmit. Doha mohon akuzat. Kjo ka shkaktuar krizën më të rëndë diplomatike në rajon, ndërsa fqinjët i kanë paraqitur Katarit rreth 13 kërkesa, ku spikat shkëputja e lidhjeve me Vëllazërinë Myslimane, ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin, largimin e bazës ushtarake turke, mbylljen e Al Jazeera, etj.