Arabia Saudite dënon me ekzekutim me vrasje me dhjetëra aktivistë politikë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55994-arabia_saudite_dënon_me_ekzekutim_me_vrasje_me_dhjetëra_aktivistë_politikë
Autoritetet gjyqësore të Arabisë Saudite u kanë shqiptuar dënimin me ekzekutim me vrasje 29 aktivistëve banorë të qyteteve Katif, Al-Ahsa'e dhe Medine.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2017 10:00 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite dënon me ekzekutim me vrasje me dhjetëra aktivistë politikë

Autoritetet gjyqësore të Arabisë Saudite u kanë shqiptuar dënimin me ekzekutim me vrasje 29 aktivistëve banorë të qyteteve Katif, Al-Ahsa'e dhe Medine.

Faqja informative Al-Ahd e Libanit njoftoi se burimet informative gjatë disa ditëve të kaluara kanë njoftuar se 10 persona opozitarë dhe aktivistë politikë shiitë të rajoneve lindore të Arabisë Saudite janë transferuar nga burgu Demam në Riad për konfirmimin dhe shqiptimin e dënimit përfundimtar me ekzekutim me vrasje dhe sot (të hënë) në mënyrë zyrtare atyre u është shqiptuar ky dënim. Disa ditë më parë autoritetet gjyqësore të Arabisë Saudite me akuzë të kryerjes së operacioneve terroriste në qytetin Katif të provincës Sharkija, kanë ekzekutuar me vrasje katër persona. Vlen të theksohet se rajonet lindore të Arabisë Saudite të cilat kryesisht janë të banuara me myslimanë shiitë janë shndërruar në përleshje të armatosura kohëve të fundit për shkak të sulmit dhe agresionit të forcave ushtarake të Arabisë Saudite dhe deri më tani janë vrarë me dhjetëra persona dhe janë burgosura me qindra aktivistë politikë dhe qytetarë të thjeshtë të këtyre rajoneve.