Forcat sioniste përsëri sulmojnë xhaminë Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56000-forcat_sioniste_përsëri_sulmojnë_xhaminë_aksa
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestuesit palestinezë të mbledhur rreth xhamisë Aksa dhe kanë rrahur dhe keqtrajtuar myslimanët palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2017 10:21 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste përsëri sulmojnë xhaminë Aksa

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestuesit palestinezë të mbledhur rreth xhamisë Aksa dhe kanë rrahur dhe keqtrajtuar myslimanët palestinezë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se mediat palestineze kanë njoftuar se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe deri më tani kanë arrestuar 9 palestinezë pa u kumtuar atyre akuzat. Forcat ushtarake sioniste gjithashtu kanë arrestuar babanë e Muhamed Abu Ghanam, një prej martirëve palestinezë në Kodsin e pushtuar. 21 palestinezë gjithashtu janë plagosur gjatë sulmit të forcave të regjimit sionist kundër myslimanëve palestineze në portën Al-Asbat në pjesën e vjetër të Kodsit të shenjtë.