Shiitët e Arabisë Saudite nën briskun e regjimit Al Saud
Aparati gjyqësor i Arabisë Saudite, ka lëshuar verdiktin për dënimin e 29 shiitëve të këtij vendi.
29 shtetasit shiitë në Arabinë Saudite janë banorë të provincave Katif, Ehsa dhe Medina. Në verdiktin e lëshuar nga autoritetet saudite, vihen re shumë raste të shkeljes së normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Shkelja e parë është se ekzekutimi me vdekje i shiitëve konsiderohet diskriminim fetar që shteti saudit ushtron ndaj pakicave fetare në vend. Shteti në Arabinë Saudite, qartazi ndjek politikën e spastrimit të shiitëve. Ndërkohë e drejta e kryerjes së riteve fetare dhe e besimit fetar është një prej parimeve kryesore të të drejtave të njeriut, dhe shkelja e tyre është krejtësisht e papranueshme. Së dyti, regjimi Al Saud me nxjerrën e të tilla verdikteve për dënimin me vdekje të 29 personave, ka kryer krimin e vrasjes masive. Ndërkohë vrasja masive është një prej krimeve më të tmerrshme që konsiderohet krim kundër njerëzimit. Së treti: Duke qenë se verdikti i lëshuar nga autoritetet saudite nuk ka asnjë bazë ligjore dhe juridike dhe personat që janë dënuar me vdekje nuk kanë kryer asnjë lloj krimi, lëshimi i këtij verdikti është shkelje e së drejtës për të jetuar. E drejta për të jetuar është një prej të drejtave kryesore dhe themelore të njeriut dhe asnjë vend nuk ka të drejtë të shkelë apo mospërfillë këtë të drejtë. Arabia Saudite për të justifikuar verdiktet e dënimeve me vdekje, bazohet në masat për tu përballur me sfidat e sigurisë. Mirëpo personat që dënohen me vdekje në Arabinë Saudite nuk kanë asnjë ndikim në sfidimin e sigurisë së këtij vendi dhe ata vetëm sa kanë marrë pjesë në protestat kundër diskriminimit që ushtron shteti saudit në vend. Me fjalë të tjera regjimi Saudit bën ndëshkime politike ndaj atyre personave që nuk kanë kryer asnjë krim politik. Në kuadër të kësaj, regjimi Al Saud më 11 korrik të vitit 2017 ka ekzekutuar me vdekje 4 shtetas shiitë. Shumë analistë dhe organizata të të drejtave të njeriut, si dhe njohës të gjendjes politike dhe shtetërore në Arabinë Saudite janë të mendimit se regjimi Al Saud dënimin me vdekje e përdor si armë politike kundër shiitëve të këtij vendi. Sa i përket kësaj, Lin Meluf, drejtoreshë e zyrës hulumtuese të Amnesty International në Bejrut më 12 korrik ka reaguar ndaj ekzekutimit me vdekje të 4 shtetasve sauditë dhe ka thënë se qeveria e Arabisë Saudite, verdiktin e dënimit me vdekje e përdor si armë politike për të shtypur dhe mbyllur gojën e opozitarëve. Dënimet politike, tregojnë se autoritetet saudite zbatojnë politikën e shtypjes sidomos ndaj pakicës shiite në vend.