Netanjahu jep urdhër për kontrollimin e pelegrinëve të xhamisë Al Aksa
Kryeministri i regjimit sionist ka dhënë urdhër që ndaj të gjithë vizitorëve dhe pelegrinëve të xhamisë Al Aksa të ushtrohet kontroll fizik.
Beniamin Netanjahu, vazhdon të nxjerrë urdhra kundër besimtarëve myslimanë palestinezë dhe simboleve të tyre të shenjta, thuhet në një njoftim të agjencisë Mejadin të lajmeve. Në urdhrin më të fundit Netanjahu ka urdhëruar kontrollin fizik të të gjithë personave që futen në xhaminë Al Aksa. Kjo është në kohën kur më herët kryeministri i regjimit sionist ka dhënë urdhër për instalimin e portave me laser për kontrollin e myslimanëve. Instalimi i këtyre portave ka ngjallur reagimin e palestinezëve të cilët janë ngritur në protesta në qytetin Kods. Ndaj këtyre protestave regjimi sionist ka përdorur dhunën dhe forcën duke martirizuar dhe plagosur shumë palestinezë.