Forcat saudite vrasin 7 civilë në Avamije
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56176-forcat_saudite_vrasin_7_civilë_në_avamije
Forcat saudite kanë kryer një valë të re sulmesh kundër një qyteti të rrethuar në provincën lindore të populluar me shiitë në Arabinë Saudite, duke vrarë të paktën shtatë vetë dhe duke plagosur disa të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2017 12:40 Europe/Tirane
  • Forcat saudite vrasin 7 civilë në Avamije

Forcat saudite kanë kryer një valë të re sulmesh kundër një qyteti të rrethuar në provincën lindore të populluar me shiitë në Arabinë Saudite, duke vrarë të paktën shtatë vetë dhe duke plagosur disa të tjerë.

Gjatë 48 orëve të fundit pasi forcat e regjimit saudit, të pajisur me artileri dhe armë të rënda, nisën një seri sulmesh të reja kundër qytetit Avamije, që gjendet rreth 390 kilometra në verilindje të kryeqytetit Riad. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe mediat konfirmuan të enjten se së paku shtatë banorë vendas të komunitetit shiit humbën jetën pasi u plagosën me plumba nga forcat saudite. Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi disa nga të plagosurit thuhet se janë në gjendje kritike.