Forcat izraelite vrasin  dy palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56226-forcat_izraelite_vrasin_dy_palestinezë
Forcat izraelite kanë vrarë një të ri palestinez në qytetin Bethlehem në Bregun Perëndimor si dhe qëlluan për vdekje një adoleshent në Rripin e rrethuar të Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 28, 2017 16:27 Europe/Tirane
  • Forcat izraelite vrasin  dy palestinezë

Forcat izraelite kanë vrarë një të ri palestinez në qytetin Bethlehem në Bregun Perëndimor si dhe qëlluan për vdekje një adoleshent në Rripin e rrethuar të Gazës.

Agjencia palestineze e lajmeve Safa njoftoi se i riu u vra në vendbanimin Gosh Atsion, në jug të Betlehemit, të premten. Ministria palestineze e shëndetësisë identifikoi të riun e vrarë si Abdullah Ali Mahmud Takataka, një banor 24-vjeçar i qytetit Beit Faxhar. Burime palestineze thanë se forcat izraelite ndaluan ambulancat për të arritur në vendin e ngjarjes. Një tjetër palestinez u vra dhe tre të tjerë u plagosën në përleshjet midis trupave izraelite dhe protestuesve në Gaza të premten.