Shejh Naim Kasem: Fitorja në Arsal, një fitore kombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56270-shejh_naim_kasem_fitorja_në_arsal_një_fitore_kombëtare
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, ka thënë  se fitorja në lartësitë Arsal është një sukses kombëtar për Libanin.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Korrik 29, 2017 12:26 Europe/Tirane
  • Shejh Naim Kasem: Fitorja në Arsal, një fitore kombëtare

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, ka thënë  se fitorja në lartësitë Arsal është një sukses kombëtar për Libanin.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Shejh Naim Kasem, duke thënë se fitorja në lartësitë Arsal u arrit si rezultat i një konsensus kombëtar, ka shtuar: rezistenca në kohë dhe hapësirë të përshtatshme do të vazhdojë luftën me terrorizmin. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, karakteristikat e luftës në lartësitë Arsal i ka përshkruar në tri drejtime, praninë e ushtrisë, popullit dhe rezistencës libaneze dhe ka shtuar: Hezbullahu i Libanit në vend dhe kohë të përshtatshme do të luftojë për tërësinë territoriale dhe çlirimin e të gjitha zonave të pushtuara nga terroristët, sepse liria, dinjiteti dhe pavarësia e vendit është qëllimi kryesor i kësaj lëvizje.