Atavan: Sulmi ushtarak kundër Katarit është shumë afër
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56276-atavan_sulmi_ushtarak_kundër_katarit_është_shumë_afër
Kryeredaktori i gazetës elektronike “Rai Aljum”, duke folur në lidhje me rëndësinë e takimit të sotëm dhe të nesërm të zyrtarëve të disa vendeve arabe në Manama, kryeqytet i Bahrejnit, ka thënë se ndërhyrja ushtarake në Katar është shumë afër.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Korrik 29, 2017 14:39 Europe/Tirane
  • Atavan: Sulmi ushtarak kundër Katarit është shumë afër

Kryeredaktori i gazetës elektronike “Rai Aljum”, duke folur në lidhje me rëndësinë e takimit të sotëm dhe të nesërm të zyrtarëve të disa vendeve arabe në Manama, kryeqytet i Bahrejnit, ka thënë se ndërhyrja ushtarake në Katar është shumë afër.

Ky gazetar që është edhe njohës i mirë i çështjeve arabe, ka thënë se një nga arsyet kryesore të shkarkimit të ish-princit të kurorës të Arabisë Saudite, Mohamed bin Najef, ishte se ai ishte shumë i afërt me ish Emirin dhe me Emirin aktual të Katarit dhe nuk ishte dakord me ndërhyrjen ushtarake në Jemen. Abdul Bari Atavan, përmes një videoje të publikuar sot nga gazeta Rai Aljum nga Londra, ka thënë: Në këtë takim, kriza në vendin e Gjirit Persik do të jetë fokusi kryesor. Pse do të përqendrohem në këtë krizë? Sepse unë personalisht besoj se kjo krizë do të bëhet një nga krizat më të ashpra në javët e ardhshme për disa arsye. Një nga arsyet më kryesore është dështimi i ndërmjetësimit të Emirit të Kuvajtit, i cili me të gjitha përpjekjet që ika bërë, ka dështuar të gjej një zgjidhje të krizës midis Katarit dhe disa vendeve  arabe të Gjirit Persik.