Vriten disa anëtarë të tjerë të ISIS në Irak
Korrik 31, 2017 03:37 Europe/Tirane
Një numër anëtarësh të tjerë të grupit terrorist ISIS janë vrarë në perëndim të Irakut.
Të paktën 15 anëtarë të këtij grupi terrorist takfirist u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të ushtrisë irakiane në provincën Anbar, në pjesën perëndimore të vendit. Zyrtarët irakianë të sigurisë thanë se pavarësisht nga çlirimi i Mosulit, qendra e provincës Ninva në veri të Irakut, grupi terrorist ISIS ka ende afër katër mijë anëtarë të tij në Irak, së bashku me 3.000 forca mbështetëse. Kryeministri i Irakut Hejdar Ebadi njoftoi të hënën (10 korrik) çlirimin e plotë të Mosulit nga pushtimi i grupit terrorist ISIS.
Tags