Shpërthim në periferi të Alepos
(last modified Mon, 31 Jul 2017 06:07:08 GMT )
Korrik 31, 2017 08:07 Europe/Tirane
  • Shpërthim në periferi të Alepos

Një numër personash u vranë dhe u plagosën në një shpërthim gjatë një takimi të grupit terrorist fronti Nusra dhe Ahrar Sham në provincën Alepo të Sirisë.

Shpërthimi ndodhi në fshatin al-Najar në periferinë jugore të Alepo, sipas agjencisë informative al-Mejadin. Grupi terrorist fronti Nusra ka konfirmuar vrasjen e tre anëtarëve të tij në këtë shpërthim. Ndërkohë, ushtria siriane vrau një numër të madh terroristësh pas operacioneve të saj kundër grupit terrorist ISIS në juglindjen e Al-Rakës. Ushtria siriane arriti gjithashtu në kufijtë e krahinës së Dejrul Zurit dhe vuri kontrollin në disa kodra dhe zona malore në lindje të fshatit Rajag al-Sulejman. Burimet siriane gjithashtu raportuan për përleshje të ashpra mes ushtrisë siriane dhe grupeve të armatosura në rajonin Dara, në Sirinë jugore. Raportet nga provinca Homs tregojnë gjithashtu se ushtria siriane ka dominuar në zonën "Rajam al-Sabouon" në jug të qytetit Al-Sakhna, në periferinë lindore të Homsit.

Tags