Jemenasit u përgjigjen krimeve të Sauditëve kundër popullit jemenas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56468-jemenasit_u_përgjigjen_krimeve_të_sauditëve_kundër_popullit_jemenas
Ushtria dhe forcat e lëvizjes Ansarullah të Jemenit, ditën e martë kanë sulmuar bastionet e mercenarëve dhe agresorëve sauditë në rajonet Asir, Xhuf dhe Taiz, duke vrarë shumë sauditë.  
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Gusht 02, 2017 03:39 Europe/Tirane
  • Jemenasit u përgjigjen krimeve të Sauditëve kundër popullit jemenas

Ushtria dhe forcat e lëvizjes Ansarullah të Jemenit, ditën e martë kanë sulmuar bastionet e mercenarëve dhe agresorëve sauditë në rajonet Asir, Xhuf dhe Taiz, duke vrarë shumë sauditë.  

Forcat e ushtrisë së Jemenit kanë sulmuar mercenarët sauditë dhe bazat e tyre me raketa të llojit Zelzal-2. Sulmi i ushtrisë jemenase me raketa të këtij lloji është kryer kundër bazës së mercenarëve sauditë në rajonin Mekha të provincës Taiz. Mësohet se raketa ka qëlluar objektivin dhe u ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe në njerëz, mercenarëve sauditë. Njëkohësisht forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar me topa disa lokacione të mercenarëve sauditë në rajonin Asir dhe rajonin Fara të qytetin Ketaf, duke lënë të vrarë shumë mercenarë. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për të kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar.