Muktada Sadr kërkon hapjen e konsullatës në Naxhaf
Muktada Sadr, kreu i lëvizjes Sadr të Irakut ka kërkuar nga Arabia Saudite që të hapin një konsullatë në Naxhaf.
Muktada Sadr ditën e martë përfundoi vizitën e tij në Arabinë Saudite, vend të cilin e viziton pas 11 vitesh që nga viti 2006. Gjatë qëndrimit në Riad, Muktada Sadr u takua me Muhamed Bin Selman trashëgimtar i fronit dhe ministër i mbrojtjes, prej të cilit kërkoi hapjen e një konsullate në Naxhaf dhe përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale. Gjithashtu ai ka folur për dialog moderator fetar që çon në bashkëjetesë paqësore. Zyra e Muktada Sadr lidhur me sukseset e vizitës së Sadr në Arabinë Saudite ka thënë Selman Bin Abdul’aziz ka urdhëruar pagimin e 10 milion dollarëve të tjera për të ndihmuar të shpërngulurit irakianë dhe ai ka rënë dakord për hapjen enjë linje direkte ajrore Irak-Arabi Saudite. Sipas zyrës së Sadr, Arabia Saudite ka shprehur gatishmërinë e saj për të investuar në Irak dhe për të zhvilluar zonat jugore dhe qendrore të këtij vendi. Përveç kësaj Riadi është shprehur i gatshëm për të përcaktuar ambasadorin e ri të tij në Bagdad.