253,000 civilë janë kthyer në Mosul
(last modified Wed, 02 Aug 2017 16:49:46 GMT )
Gusht 02, 2017 18:49 Europe/Tirane
  • 253,000 civilë janë kthyer në Mosul

Ministri irakian i zhvendosjes dhe migracionit, Xhasim Mohamrd Al Xhaaf, thotë se më shumë se 250,000 persona të zhvendosur brenda vendit janë kthyer në shtëpitë e tyre në Mosul, pasi forcat qeveritare, të mbështetura nga luftëtarë të aleatëve nga Njësitë e Mobilizimit Popullor, rimorën qytetin strategjik të veriut nga terroristët e ISIS muajin e kaluar.

Xhaaf tha të mërkurën se numri ka arritur në 253,000, duke theksuar se ministria që drejton ai po punon për kthimin më të shpejtë të familjeve të zhvendosura në vendet e tyre të lindjes, njoftoi gazeta në internet në gjuhën angleze, Irak News. Më 10 korrik, kryeministri irakian Heidar Ebadi deklaroi zyrtarisht fitoren mbi ekstremistët e ISIS në Mosul, që shërbeu si bastioni kryesor i terroristëve në vendin arab të dëmtuar nga konflikti.