Nga pretendimet deri tek realiteti/Arabia Saudite çerdhja e terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56580-nga_pretendimet_deri_tek_realiteti_arabia_saudite_çerdhja_e_terrorizmit
Ndërsa al-Saud pretendon se po lufton terrorizmin, kreu i ri i grupit terrorist, Ahrar al-Sham, është shtetas saudit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 04, 2017 05:52 Europe/Tirane
  • Nga pretendimet deri tek realiteti/Arabia Saudite çerdhja e terrorizmit

Ndërsa al-Saud pretendon se po lufton terrorizmin, kreu i ri i grupit terrorist, Ahrar al-Sham, është shtetas saudit.

Hassan Sufan, i njohur si Abu al-Barra, një student i arsimuar në Universitetin e Mbretit Abdul’aziz, pasoi Abu Amar al-Amar, kreu i grupit terrorist, Ahrar al-Sham. Terrorizmi nuk është një kërcënim i ri, por kohët e fundit është bërë një kërcënim global. Sot, asnjë vend nuk mund të pretendojë të jetë i sigurt nga kërcënimet terroriste. Megjithatë, tema e terrorizmit dhe dallimi i kërcënimeve ndaj vendeve është se, së pari, disa vende përballen më pak me disa kërcënime dhe disa të tjerë me kërcënime gjithnjë e më të përditshme dhe së dyti, terroristët në disa vende janë individualizuar dhe në formë vetiake kryejnë operacione me bomba dhe terroriste dhe në disa vende të tjera, si Siria, ato veprojnë në një grup dhe në kontekstin e një lufte me qeverinë e këtyre vendeve. Pa dyshim, në shfaqjen dhe zgjerimin e grupeve terroriste, politikat e disa vendeve janë me ndikim. Arabia Saudite është një nga vendet, politikat e të cilave kanë kontribuar në shfaqjen dhe zgjerimin e grupeve terroriste në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite, e cila po ndjek përmbysjen e regjimit sirian që në vitin 2011, për të parandaluar ekuilibrin rajonal në favor të rezistencës, është vënë në funksion të grupeve terroriste për arritjen e këtij qëllimi. Ahrar al-Sham dhe Jaish al-Islam të mbështetur nga Arabia Saudite mund të konsiderohen si nga grupet më të rëndësishme terroriste që luftojnë në Siri kundër qeverisë së Bashar al-Assad. Prandaj, Arabia Saudite, së bashku me Turqinë dhe Amerikën, për një farë kohe penguan që Ahrar al-Sham dhe Jaish al-Islam të ishin në listën terroriste. Një çështje tjetër është se vendet si Arabia Saudite, duke ndjekur mbrojtjen e disa grupeve terroriste në politikën e tyre të jashtme, përballen me kontekst social dhe kulturor, si dhe kontekstin në të cilin qytetarët e këtyre vendeve janë të ekspozuar ndaj grupeve terroriste. Për shembull, mund të vërehet se 9 nga 15 personat e përfshirë në incidentin e 11 shtatorit 2001, ishin qytetarë të Arabisë Saudite. Udhëheqësi i Al-Kaidës Osama bin Laden ka qenë gjithashtu shtetas saudit. Tani, Hossein Sufan, i cili u zgjodh kreu i grupit terrorist të Aharar al-Sham, u bë shtetas saudit dhe madje studioi në Universitetin e mbretit Abdul Aziz në Arabinë Saudite. Kjo sugjeron se sistemi arsimor saudit është gjithashtu i ndikuar nga mësimet dhe trajnimi  vahabist si mjete i domosdoshëm për edukimin e qytetarëve që kanë një tendencë ndaj grupeve dhe aktiviteteve terroriste. Megjithatë, është e çuditshme që me baza të tilla në Arabinë Saudite, Al Saud ka akuzuar vende të tjera për mbështetjen e terrorizmit dhe nga ana tjetër pretendon se po lufton terrorizmin. Për shembull, në një tension të kohëve të fundit midis Katarit dhe Arabisë Saudite, qeveria saudite e ka quajtur mbështetjen e Dohas për terrorizmin si shkakun kryesor të tensionit në marrëdhëniet bilaterale dhe i bëri thirrje që Katari që ti japë fund kësaj mbështetjeje. Në fund, duhet thënë; Ndoshta disa vende arabe gjithashtu mbështesin grupet terroriste në Lindjen e Mesme, por Arabia Saudite jo vetëm që mbështet këto grupe, por edhe qytetarët sauditë të ndikuar nga rritja e vahabizmit angazhohen në nivelet e udhëheqjes së grupeve terroriste.