OKB paralajmëron mbi rrezikun e urisë për 7 milion jemenas
OKB ka paralajmëruar për rrezikun e urisë për 7 milion jemenas.
Sipas zyrës humanitare të OKB, me milion banorë të Jemenit, kërcënohen nga vdekja për shkak të sëmundjeve dhe urisë. 2.5 milion fëmijë të moshës nën 5 vjeç gjithashtu rrezikojnë vdekjen për shkak të kequshqimit. Për këtë Jemeni ka nevojë të theksuar për ndihma humanitare, raporton zyra e OKB për çështjet humanitare. Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika, prej marsit të vitit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të Abdarabuh Mansur Hadit në postin e presidentit. Ky agresion ka shkatërruar infrastrukturën e Jemenit dhe ka shkaktuar vdekjen e mbi 12 mijë civilëve dhe plagosjen e mijëra të tjerëve.