Fillon lufta e brendshme në Arabinë Saudite
Lufta në Avamije ka filluar para tre muajsh midis opozitarëve dhe forcave saudite dhe deri më tani 26 persona kanë humbur jetën , në mesin e të cilëve janë edhe disa fëmijë dhe disa shtetas të huaj.
Disa burime të brendshme në Avamije kanë bërë të ditur se gjendja në rajonin ku u ndalua lëvizja është shumë e brishtë. Dëshmitarët në këtë qytet thonë se zyrtarët sauditë pengojnë mbledhjen e kufomave të dëshmorëve që gjenden nëpër rrugët e këtij qyteti. Lëvizja në këtë qytet është shumë e rrallë për shkak të qëndrimit të snajperëve nëpër çatitë e shtëpive. Burime zyrtare ligjore saudite kanë thënë se për shkak të operacioneve të ushtrisë në këtë rajon, janë bërë shkelje të tilla si parandalimi ardhjes së zjarrfikësve dhe i ambulancave në Avamije. Një grua në qytetin Katif ka thënë se ajo dhe fmailja e saj ka tre ditë që nuk kanë ngrënë ushqim. Aktivistë të të drejtave të njeriut kanë publikuar foto dhe video ku shihen sulmet e ushtrisë saudite duke bërë kërdi në këtë qytet. Ministria e Brendshme Saudite njoftoi para dy ditësh për vdekjen e një tjetër ushtaraku në rajonin Katif në lindje të vendit. Javën e kaluar, dy ushtarë sauditë u vranë në një shkëmbim zjarri në Katif.