Jemeni sulmon Arabinë Saudite me raketa Zelzal-2
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56650-jemeni_sulmon_arabinë_saudite_me_raketa_zelzal_2
Forcat e ushtrisë së Jemenit kanë sulmuar mercenarët sauditë dhe bazat e tyre me raketa të llojit Zelzal-2 dhe Uragan.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Gusht 05, 2017 03:25 Europe/Tirane
  • Jemeni sulmon Arabinë Saudite me raketa Zelzal-2

Forcat e ushtrisë së Jemenit kanë sulmuar mercenarët sauditë dhe bazat e tyre me raketa të llojit Zelzal-2 dhe Uragan.

Sulmi i ushtrisë jemenase me raketa të këtij lloji është kryer kundër bazës së mercenarëve sauditë në rajonin Kame Sheikh të provincës Asir. Mësohet se raketat kanë qëlluar objektivin dhe u kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe në njerëz, mercenarëve sauditë. Gjithashtu dje në bazat Mekalel dhe kodrën Vakil janë vrarë të paktën 6 mercenarë të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për të kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar.