Forcat saudite sulmojnë përsëri rajonin Avamie
(last modified Tue, 08 Aug 2017 17:48:55 GMT )
Gusht 08, 2017 19:48 Europe/Tirane
  • Forcat saudite sulmojnë përsëri rajonin Avamie

Forcat e regjimit Al Saud edhe sot kanë sulmuar shiitët e rajonit Avamie në lindje të Arabisë  Saudite duke lënë të vrarë dhe plagosur disa persona, si dhe duke bastisur shtëpitë e banimit.

Gjatë këtij sulmi ushtria e regjimit Al Saud ka përdorur tanke duke shkatërruar me dhjetëra shtëpi banimi. Prej disa ditësh rajoni Avamie mbahet i rrethuar nga forcat e ushtrisë ndërkohë që qarkullimi në rajon është i kufizuar. Forcat e sigurimit në Arabinë Saudite, sulmet e tyre kundër rajonit Avamie i kanë intensifikuar prej një muaji. Ata kanë shkatërruar plotësisht xhaminë Sejed Muhamed që ndodhet në fshatin Masura. Vlen të theksohet se qeveria e Arabisë Saudite prej shkurtit të kaluar me pretekste të ndryshme ka nisur sulmet kundër rajoneve lindore të vendit duke sulmuar dhe shkatërruar shtëpitë e banorëve shiitë. Shiitët e Arabisë Saudite edhe pse janë shtetas të këtij vendi, ata konsiderohen njerëz të shtresës së dytë të shoqërisë. Shitët vazhdimisht përballen me diskriminime, shkeljen e të drejtave fetare, dhunë dhe terror që ushtrohet nga pushteti saudit. Veprimtaria e shtetit në Arabinë Saudite kundrejt shiitëve dominohet nga mendimet vahabiste. Kjo rrymë e devijuar, ka kontradiktë dhe urrejtje të madhe nga medhhebi origjinal dhe i pastër shiit. Provinca Sharkia është një prej provincave më të mëdha në Arabinë Saudite, pasi për nga sipërfaqja që ajo ka zë ¼ e territorit të këtij vendi. Në këtë provincë jetojnë 2.9 milion njerëz ku shumica prej tyre dhe pothuajse të gjithë banorët janë myslimanë shiitë. Nga 30 milion banorë që ka Arabia Saudite, 10-15 % prej tyre janë shiitë.

Tags