Katari liberalizon vizat për qytetarët e 80 shteteve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56902-katari_liberalizon_vizat_për_qytetarët_e_80_shteteve
Kreu i Autoritetit të Turizmit dhe Sektorit të Zhvillimit të Turizmit, Hasan el-İbrahimi, tha se Qeveria e Katarit duke përjashtuar nga vizat qytetarët e 80 shteteve do të sjellë një ndryshim historik në fushën e turizmit
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 09, 2017 12:23 Europe/Tirane
  • Katari liberalizon vizat për qytetarët e 80 shteteve

Kreu i Autoritetit të Turizmit dhe Sektorit të Zhvillimit të Turizmit, Hasan el-İbrahimi, tha se Qeveria e Katarit duke përjashtuar nga vizat qytetarët e 80 shteteve do të sjellë një ndryshim historik në fushën e turizmit

Katari ka liberalizuar vizat për qytetarët e 80 shteteve, raporton Anadolu Agency (AA). Autoriteti Turistik i Katarit, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe të Qatar Airways kanë mbajtur një konferencë për shtyp në kryeqytetin e vendit, Doha. Kreu i Autoritetit të Turizmit dhe Sektorit të Zhvillimit të Turizmit, Hasan el-İbrahimi, tha se Qeveria e Katarit duke përjashtuar nga vizat qytetarët e 80 shteteve do të sjellë një ndryshim historik në fushën e turizmit.