Lirohen nga burgu 4 klerikë bahrejnas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56950-lirohen_nga_burgu_4_klerikë_bahrejnas
Regjimi Al Khalifa, ka liruar nga burgu 4 klerikë shiitë bahrejnas të cilët ishin arrestuar nën akuzën e bashkëpunimit dhe solidarizimit me sheik Isa Kasem.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Gusht 10, 2017 07:54 Europe/Tirane
  • Lirohen nga burgu 4 klerikë bahrejnas

Regjimi Al Khalifa, ka liruar nga burgu 4 klerikë shiitë bahrejnas të cilët ishin arrestuar nën akuzën e bashkëpunimit dhe solidarizimit me sheik Isa Kasem.

Sipas një njoftimi të agjencisë ISNA të lajmeve, këta 4 klerikë bahrejnas u arrestuan vitin e kaluar dhe u dënuan nga gjykata me 1 vit heqje lirie. Klerikët e liruar nga burgu janë sheik Manir Matuk, Jasin al-Musavi, sheik Emad Shalat dhe sheik Aziz al-Khedhran  të cilët kanë mbajtur fjalime të ndryshme në mbështetje të sheik Isa Kasem lideri shpirtëror i revolucionit bahrejnas. Bahrejni vazhdon të mbajë të burgosur shumë kundërshtarë dhe opozitarë të regjimit mes tyre disa klerikë shiitë të cilët janë kundër regjimit Al Khalifa. Burgosja e tyre ka ngjallur protesta dhe kritika të shumta brenda dhe jashtë vendit. Bahrejni përballet me protesta popullore kundër regjimit Al Khalifa prej vitit 2011. Populli bahrejnas kërkon reforma politike dhe vendosjen e drejtësisë në vend.