Rikthehen rreth 4 mijë familje në provincën Ninva
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57012-rikthehen_rreth_4_mijë_familje_në_provincën_ninva
Ministri irakian i emigracionit njoftoi kthimin e 4 mijë familjeve irakiane në shtëpitë e tyre në provincën Ninva.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Gusht 11, 2017 11:43 Europe/Tirane
  • Rikthehen rreth 4 mijë familje në provincën Ninva

Ministri irakian i emigracionit njoftoi kthimin e 4 mijë familjeve irakiane në shtëpitë e tyre në provincën Ninva.

Xhesam Muhamed Xhaf, thotë se këto familje janë kthyer kryesisht në rajonin Kukceli, Kods, Vadi Haxhar, Mamun, Zahur, vehade, Sadik, Raxhek Xhadid, etj. Më herët ministri i emigracionit të qeverisë irakiane kishte njoftuar kthimin e më shumë se 95% të banorëve në pjesën lindore të Mosulit. Më 10 korrik 2017, kryeministri irakian Hejdar Ebadi shpalli çlirimin e plotë të qytetit  Mosul nga zgjedha e terroristëve të ISIS.