Qeveria irakiane falënderon Iranin
Gusht 14, 2017 04:44 Europe/Tirane
Ministri i brendshëm i Irakut ka falënderuar Iranin për rolin pozitiv në fitoren e fundit të forcave irakiane në luftën kundër grupit terrorist ISIS.
Kasem al-Araxhi në takimin që pati me Husein Ashtari, komandant i forcave ushtarake të Iranit në Teheran, tha se Irani ka luajtur një rol shumë përcaktues në fitoren e forcave irakiane në luftën kundër grupit terrorist ISIS dhe për këtë populli dhe qeveria irakiane, vlerëson dhe falënderon Iranin për ndihmën e tij. Kasem al-Araxhi më tutje kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve Iran-Irak dhe tha se qeveria irakiane është e gatshme të shfrytëzojë të gjitha eksperiencat e Iranit në fusha të ndryshme.
Tags