ISIS dënon me vdekje 5 krerë të tij
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57244-isis_dënon_me_vdekje_5_krerë_të_tij
Grupi terrorist ISIS në qytetin Ane të provincës Anbar ka dënuar me vdekje 5 krerë të tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 15, 2017 19:46 Europe/Tirane
  • ISIS dënon me vdekje 5 krerë të tij

Grupi terrorist ISIS në qytetin Ane të provincës Anbar ka dënuar me vdekje 5 krerë të tij.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam, sipas të cilës Katri Abidi, komandat i forcave nomade në provincën Anbar, njoftoi se këta 5 krerë të ISIS janë dënuar me vdekje nën akuzën e neglizhencës së tyre në përballje me forca irakiane. Forcat e ushtrisë irakiane, të mbështetur nga forcat popullore nomade dhe komandot speciale kanë sulmuar bastionet e ISIS duke vrarë të paktën 30 prej tyre në provincën Anbar. Rreth dy javë më parë në jug të zonës Ramadi në provincën Anbar është gjetur një varr masiv me trupat e 40 pjesëtarëve të ISIS. Vlen të theksohet se shumë terroristë të ISIS pas largimit të tyre nga zonat e çliruara të provincës Anbar janë larguar në drejtim të zonave shkretinore së kësaj province ku dhe kryejnë sulme terroriste.