Fëmijët jemenas viktimat e para të agresionit saudit
Viktimat kryesore të agresionit saudit në Jemen, janë civilët dhe kryesisht fëmijët.
Sipas një njoftimi të agjencisë Arabic New, agresioni saudit kundër Jemenit përveçse ka shkaktuar sëmundje, ndërprerjen e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike, ka marrë jetën e qindra fëmijëve të pafajshëm. Agjencia thekson se fëmijët jemenas ose vriten në bombardimet saudite ose humbin jetën për shkak të kolerës dhe në rast se mbijetojnë përballen me privimin e të drejtave të tyre për shkak të agresionit ushtarak. Bismarck Swangin, ekspert i OKB në Jemen ka thënë se luftë në Jemen është lufta kundër fëmijëve të cilët sot po vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe kushtet e rënda të sëmundjes së kolerës. Arabia Saudite ka nisur agresionin kundër Jemenit që prej vitit 2015.