Izraeli shkatërron një shtëpi tjetër palestineze në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57364-izraeli_shkatërron_një_shtëpi_tjetër_palestineze_në_bregun_perëndimor
Forcat izraelite kanë hedhur në erë një shtëpi pranë qytetit të Ramallahut në Bregun Perëndimor të okupuar, që i përkiste një të riu palestinez të akuzuar nga regjimi sionist pas një sulmi vdekjeprurës të goditjes me thikë kundër një ushtari izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 17, 2017 15:19 Europe/Tirane
  • Izraeli shkatërron një shtëpi tjetër palestineze në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë hedhur në erë një shtëpi pranë qytetit të Ramallahut në Bregun Perëndimor të okupuar, që i përkiste një të riu palestinez të akuzuar nga regjimi sionist pas një sulmi vdekjeprurës të goditjes me thikë kundër një ushtari izraelit.

Forcat izraelite të sigurisë shkatërruan  shtëpinë e 18-vjeçarit Adel Ankush në fshatin Deir Abu Mashal të mërkurën, AFP citon një zëdhënës ushtarak të paidentifikuar të thoshte të enjten në mëngjes. Ata kishin shpuar vrima në muret e shtëpisë dhe kishin futur eksploziv në to disa orë më parë. Sipas agjencisë së lajmeve palestineze Ma'an, një zjarr u shkaktua pas shpërthimit dhe forcat izraelite thirrën zjarrfikësit për të shuar flakët.