Lufta e Arabisë Saudite me fëmijët jemenas
Sipas raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonia Gutierres mbi shkeljet e të drejtave të fëmijëve gjatë konfliktit të armatosur, koalicioni saudit në Jemen është akuzuar për shkelje të të drejtave të fëmijëve.
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm i cili së shpejti do të jetë në dispozicion të Këshillit të Sigurimit dhe agjencia e lajmeve AFP posedon një pjesë të tij, njoftohet se 50 % e viktimave në Jemen nga sulmet e agresionit saudit janë fëmijë. Sipas raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, koalicioni saudit në vitin 2016 ka shkelur gjerësisht të drejtat e fëmijëve në Jemen. Gjendja aktuale në Jemen dhe shkelja e gjerë e të drejtave të fëmijëve në këtë vend, i ka shtuar edhe njëherë vëmendjen OKB në periudhën e Sekretarit të Përgjithshëm Antonia Gutieres në sytë e opinionit publik botëror. Një periudhë e pakëndshme mbi performancën e kaluar të OKB përballë tragjedisë së shkeljes së të drejtave të fëmijëve në Jemen për opinionin publik mbetet periudha e ish sekretarit të OKB Ban Ki Moon. Mosbindja e Arabisë Saudite për të drejtat e fëmijëve dhe të civilëve gjatë konfliktit të armatosur bëri që Kombet e Bashkuara të vendosin regjimin saudit në listën e zezë të shkelësve të të drejtave të fëmijëve nën periudhën e sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-moon. Ky veprim edhe pse është një kompetencë normale e OKB, por në realitet të drejtat e njeriut mbeten një çështje kontradiktore. Kur Ban Ki-moon vendosi emrin e koalicionit saudit në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve, kërcënimi financiar saudit u tejkalua me vendimin e kërkesës së opinionit publik botëror nga OKB dhe përfundimisht ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në qershor 2016, emrin e koalicionit agresiv saudit e hoqi nga kjo listë. Qasja e Kombeve të Bashkuara është një qasje instrumentale për të drejtat e njeriut dhe në hijen e kësaj pikëpamje, Arabia Saudite përfundimisht bëhet anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara si një simbol i abuzimeve të të drejtave të njeriut në vendin e vet dhe në Jemen. Në këtë rast, Kazem Gharibabadi, zv/drejtor i çështjeve ndërkombëtare në këshillin gjyqësor të RII, ka thënë: Një vend i cili bën agresion ndaj një vendi tjetër, bëhet anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB dhe çështje është në mospërputhje me fushën e të drejtave të njeriut. Duke pasur parasysh situatën e mjeruar në Jemen, për shkak të vrasjes së përditshme të jemenasve, sidomos të fëmijëve, pas agresionit të pushtuesve saudit dhe, më e rëndësishmja, humbja e tyre për shkak të shpërthimit të "Kolerës", vendosja e emrit të aleancës saudite në listën e zezë të shteteve dhe organizatave që janë shkelës të të drejtave të fëmijëve, janë pritje e opinionit publik nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Në këtë kontekst, Vismark Svangin, i dërguari i posaçëm i OKB për Jemenin, kohët e fundit ka thënë: “Lufta në Jemen është një luftë kundër fëmijëve, ku kanë humbur jetën shumë njerëz për shkak të kequshqyerjes dhe më e keqja, shpërthimi i Kolerës është intensifikuar dukshëm”.