Përleshjet në kampin Ain al Hole në jug të Libanit
(last modified Sat, 19 Aug 2017 18:21:21 GMT )
Gusht 19, 2017 20:21 Europe/Tirane
  • Përleshjet në kampin Ain al Hole në jug të Libanit

Konfliktet ndërmjet grupeve palestineze dhe elementëve radikalë kanë ndodhur përsëri në kampin e refugjatëve të Palestinës Ain al Hole pranë qytetit Sidon, në Libanin jugor.

Kanali televiziv Al-Alam njoftoi të shtunën se një person është vrarë gjatë një përplasjeje të vazhdueshme në enklavën palestineze të Ain al Hole. Uebsajti libanez Al-Nashrah gjithashtu njoftoi se lëvizja Fatah ka shënjestruar rajonin Al Tiri në kampin Ain al Hole ku ishin të vendosur dy komandantë të grupeve ekstremiste.  Rreth 61 mijë palestinezë ikën nga lufta në Siri në kampin Ain al Hole dhe në këtë kamp kanë ndodhur konflikte midis grupeve rivale. Shumica e 450,000 palestinezëve të regjistruar nga Kombet e Bashkuara si persona të zhvendosur në Liban jetojnë në kushte të papërshtatshme. Kampet, të parët që u krijuan pas formimit të regjimit të rrejshëm të Izraelit në vitin 1948, janë nën kontrollin e grupeve lokale palestineze dhe ushtria libaneze mund të hyjë në to me marrëveshje.

 

Tags