Katari ankohet se Arabia Saudite po kërcënon pasagjerët e tij
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57548-katari_ankohet_se_arabia_saudite_po_kërcënon_pasagjerët_e_tij
Qeveria e Katarit ka paraqitur një ankesë pranë Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, duke protestuar kundër kërcënimeve të Arabisë Saudite ndaj pasagjerëve të Katarit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2017 14:51 Europe/Tirane
  • Katari ankohet se Arabia Saudite po kërcënon pasagjerët e tij

Qeveria e Katarit ka paraqitur një ankesë pranë Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, duke protestuar kundër kërcënimeve të Arabisë Saudite ndaj pasagjerëve të Katarit.

Sipas agjencisë së lajmeve Shinhua, kjo ankesë e Katarit është bërë kundër një raporti të një televizioni saudit, për të cilin Katari thotë se po bën përpjekje për të frikësuar pasagjerët katariot të cilët udhëtojnë nën flamurin e këtij vendi. Televizion publik saudit në  një raport të tij tha se vendet të cilat e kanë sanksionuar Katarin, kanë të drejtë të qëllojnë avionët e linjave të Katarit, në rast se i afrohen hapësirave ajrore të këtyre vendeve. Katari ka thënë se ky raport është shkelje flagrante e traktateve, konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Një informacion tjetër në lidhje me krizën që ka kapluar disa vende arabe të Gjirit Persik, është se Zahi Khalfan, zv/drejtor i policisë së Dubait ën EBA, ka bërë thirrje për pezullimin e anëtarësimit të Dohas në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe në Ligën Arabe.