Vriten më shumë se 200 terroristë të ISIS në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57596-vriten_më_shumë_se_200_terroristë_të_isis_në_siri
Ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi vrasjen e të paktën 200 terroristëve të ISIS në një operacion të avionëve luftarakë rusë në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 21, 2017 08:21 Europe/Tirane
  • Vriten më shumë se 200 terroristë të ISIS në Siri

Ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi vrasjen e të paktën 200 terroristëve të ISIS në një operacion të avionëve luftarakë rusë në Siri.

Avionët rusë kanë qëlluar një karvan me automjete të ISIS në rajonin Dejrul Zur të Sirisë. Karvani përbëhej nga 20 automjete ushtarake të pajisur me mitraloza dhe armë të rënda si dhe disa autoblinda. Sipas ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, ISIS synonte të dërgonte forcat e tij në Djerul Zur pas operacionit të ushtrisë irakiane në jug të provincës Raka dhe në perëndim të provincës Homs. Rusia prej vitit 2015 ka nisur operacionet kundër terroristëve në Siri.