Zjarr në një hotel të haxhinjve në Mekë
(last modified Mon, 21 Aug 2017 18:16:34 GMT )
Gusht 21, 2017 20:16 Europe/Tirane
  • Zjarr në një hotel të haxhinjve në Mekë

Një zjarr ka kapluar një hotel në Mekë ku ishin të vendosur rreth 600 haxhinj.

Sipas agjencisë së lajmeve Parstoday, një hotel 15 katësh në Mekë është kapluar sot nga zjarri, në të cilin ishin vendosur rreth 600 haxhinj nga Jemeni dhe Turqia, të cilët janë detyruar të evakuohen nga hoteli. Zëdhënësi i  Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Mekë njoftoi se në këtë hotel ishin të vendosur rreth 600 haxhinj, të cilët u evakuuan me ndihmën e një ekipi humanitar. Ai shtoi: Pas kalimit të rrezikut personat e vendosur në këtë hotel janë kthyer në dhomat e tyre.

 

Tags