Çlirohen disa zona në qytetin Tel Afar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57642-Çlirohen_disa_zona_në_qytetin_tel_afar
Abdul’amir Jarallah, komandant i operacionit për çlirimin e qytetit Tel Afar në Irak njoftoi çlirimin e disa zonave në jug të këtij qyteti që ndodhet në perëndim të Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 22, 2017 04:39 Europe/Tirane
  • Çlirohen disa zona në qytetin Tel Afar

Abdul’amir Jarallah, komandant i operacionit për çlirimin e qytetit Tel Afar në Irak njoftoi çlirimin e disa zonave në jug të këtij qyteti që ndodhet në perëndim të Mosulit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam, komandant Jarallah tha se forcat anti-terrorizëm të Irakut kanë arritur të çlirojnë fshatrat Tel Rahal, Xhabare, Husein Adris, Mula dhe Maxhid në jug të qytetit Tel Afar. Përveç kësaj, kreu i Komandës së Përbashkët të Operacioneve të Irakut, gjeneral brigade Abdul’amir Jarallah, tha se është llogaritur se 1,400 terroristë të ISIS, kryesisht shtetas arabë dhe të huaj, janë vendosur në Tel Afar, që ndodhet 63 kilometra në perëndim të Mosulit. Ai shtoi se forcat e sigurisë kanë hapur një rrugë të sigurt të daljes për civilët, duke theksuar se forcat e sigurisë kanë forcuar rrethimin e terroristëve për të mos lejuar që ata të ikin në territorin sirian. Kryeministri irakian Hejdar Ebadi ka njoftuar fillimin e një ofensive tokësore për të rimarrë qytetin Tel Afar. "Ju ose dorëzoheni ose vdisni", ju drejtua Ebadi terroristëve të ISIS, të cilët kanë vënë në kontroll qytetin që nga viti 2014.