Vizita e sekretarit amerikan të mbrojtjes në Irak
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA arriti në Bagdad në ditën e tretë të operacionit për çlirimin e qytetit Tel Afar që është baza e fundit e grupit terrorist ISIS në veri të Irakut.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA James Mattis mbërriti në Bagdad, kryeqyteti i Irakut, në një udhëtim të painformuar më parë ,-raportoi agjencia Reuters e lajmeve. James Metis udhëtoi për në Irak për të biseduar mbi luftën kundër terrorizmit, Sirinë dhe veçanërisht për humbjen e ISIS. Vizita e papritur e Mattis në Irak u bë dy ditë pas nisjes së operacionit për çlirimin e qytetit Tel Afar pjesë e provincës. Sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis ka planifikuar të takohet me zyrtarë irakianë, jordanezë, turk dhe ukrainas në një vizitë pesë-ditore duke filluar të dielën. Më parë, burimet irakiane raportuan se Shtetet e Bashkuara janë kundër rolit të forcave të mobilizimit popullor irakian gjatë operacionit çlirimtar të qytetit Tel Afar i pushtuar nga ISIS. Operacioni i çlirimit të qytetit Tel Afar filloi të dielën në mëngjes me urdhër të kryeministrit dhe komandantit të Forcave të Armatosura të Irakut, Hejdar Ebadi, dhe dy ditë më vonë, të gjitha brigadat terroriste dhe linjat mbrojtëse të tyre rreth qytetit u shkatërruan.